Cfarë janë vetullat?

Vetulla është një zonë me qime të shkurtra mbi çdo sy që ndjek formën e skajit të poshtëm të kreshtave të vetullave të disa gjitarëve.
Për të patur një fytyrë sa me bukur një nga pjesët më të rëndësishme të cilat e kompletojnë atë janë vetullat. Por është shumë e rëndësishme mirëmbajtja e tyre, pasi me kalimin e moshës dhe me përdorime të gabuara të heqjes kemi dëmtime të parikuperueshme. Për të patur një vetull natyrale të bukur (afatgjatë) duhet të kemi parasysh ndjekjen e disa këshillave të cilat duhet t’i bëjmë pjesë të kujdesit tonë të përditshëm.


Cilat jane trendet e fundit te vetullave?
Kohëve të fundit si në çdo fushë tjetër të modës apo edhe të kozmetikës kemi ndryshim të trendeve. Trendet e fundit i afrohen natyralitetit, pra të një vetulle të plotë të trashë. Për të dhuruar një pamje sa më natyrale realizimi bëhet nëpërmjet teknikave të makeap-it permanent, me anë të të cilit arrihet forma dhe ngjyra e dëshiruar.