Best In Clinic tempulli i mirëqënies dhe bukurisë tuaj

Gjatë jetës,mësimi më i vlefshëm që marrim është përkujdesja ndaj vetes.
Askush nuk mund të bëhet personi që dëshiron nëse qëndron gjithmonë në vend.

Në fakt kjo shprehje na kujton Migenën e cila prej kaq vitesh kujdeset me duart e saj të sjellë të bukurën në gjithçka prek me profesionalizëm,seriozitet dhe shumë përkushtim.
Migena Krifsa prej vitit 1996 u diplomua në American ORT Federation për Cosmotologji dhe Estetikë për:
•Permanent Make Up
•Phibrows
•Philings Micronedling
•Phiion Phiremoval
•Philashes etj
Mendoni se mbaruam?
Migena vazhdoi punën dhe studimet e saj për të sjellë në zemër të bllokut punën e saj të perfeksionuar me masterat më të suskesshme për trajnime për fytyrë dhe trup,të çertifikuara nga mjekë dermoestetikë.

Kur futesh në Oazin BestIn,përveç qetësisë dhe pastërtisë që ambienti fal,gjëja e parë që bie në sy është një mur i mbushur me korniza.
Ato janë çertifikata dhe vlerësime që Migena ka marrë në gjithë botën dhe prej kaq vitesh ndan njohuritë e saj edhe me ne.
Një vajzë e sjellshme të dërgon menjëherë tek Migena që të pret me buzëqeshje dhe modesti edhe pse në mur numëron plot 35 çertifikime nga e gjithë bota,e zgjedhur plot 5 herë artiste në Dermoestetikë dhe permanent MakeUp.

Migena na tregoi se mbaroi arsimin e lartë për Punë Sociale,por dashuria për të bukurën e bëri të ndryshoj krah dhe fal saj qindra vajza e gra që e njohin dhe e rekomandojnë,mund të gëzojnë nën lëkurën e vet çdo gjë që më parë nuk pëlqenin tek vetja.

Pa përtim ajo na tregon aparaturat me të cilat Migena punon.
Janë mbi 15 lazera të teknologjisë së fundit të cilat i disponon vetëm klinika BestIn.
Dermoestetika ofron botox filler,vetullat Microblading me shërbime të avancuara e specializuar dhe çertifikuar për teknologjinë e lazerave të fundit.
Ah vajza,qimet do të jenë problemi juaj i fundit pasi të shkelni në Best In!

Por,nuk mbaron ende..
Klinika Best In ofron:
•Shërbim të specializuar nga mjek dermatolog/dermoestetik për konsulta
•Trajtime të ndryshme Hair Removal
•Tattoo Removal
•Fraxel CO2 Laser
•Solar
•Sauna
•Anticelulit me apararuta të teknologjisë së fundit me rezultate të mrekullueshme për vetëm 5 seanca me humbje në perimeter!

Në Best In jo vetëm merr atë që dëshiron por mund të bëhesh ajo që dëshiron.
Best In ka një akademi të vetën të çertifikuar brenda dhe jashtë vendit me platformë teorike,praktike dhe dixhitale.
Best In përgatit studentët të bëhen profesionistë të Estetikës,Permanent Make Up,Nail Artist,Lashes Artist dhe specialistë të aparaturave duke bërë kështu të mundur që kur dalin prej aty të punojnë si profesionist.
Nuk mund të nënvlerësohet fakti se shumë studentë të Best In kanë bizneset e tyre jashtë vendit me çertifikime ndërkombëtare!

Klinika është në vendin perfekt,në rrugën “Abdyl Frashëri” që lidh rrugët e kryeqyetit në bllok dhe mirëpret jo vetëm vajza por edhe djem që janë të apasionuar pas të bukurës.

Prej kaq shumë vitesh në treg,Migena,e zonja e shtëpisë është një fytyrë shumë e njohur për këdo kujdeset për veten dhe si shpërblim për besnikërinë e tyre ajo nuk nguron asnjëherë të krijojë oferta dhe paketa të leverdisshme për to.
“Pse kthehen klientet tek ti?”-e pyeta Migenën
“Ato kthehen për teknologjinë,specializimin dhe shërbimin e mirë.”
Për Migenën klienti është më shumë se i rëndësishëm..është Best In Friend.
E në fakt na surprizoi kur na rrëfeu se Migena ende nuk është ndalur..
Ajo po vazhdon rrugën e mjeksisë me ambicien për të sjellë tek ne gjithçka që njerëzit kërkojnë në shtete të huaja.

Mos harroni:”Mënyra se si ju e doni veten,është mënyra se si i mësoni të tjerët t’ju duan”

Best In Academy Migena Krifsa
Best In Academy Migena Krifsa
Best In Academy Migena Krifsa
Best In Academy Migena Krifsa
Best In Academy Migena Krifsa