Ndryshimi i stinëve sjell shpesh probleme në fytyrën tonë. Por ne e dimë vendin ideal, se ku fytyra merr gjithmonë atë që meriton. “Best in Clinic Migena Krifsa” ka padyshim përgjigjen për çdo trajtim që i duhet fytyrës në periudha të ndryshme. Sot do t’ju prezantojmë një nga trajtimet më të kërkuara, por edhe një nga “krenaritë” e “Best in Clinic Migena Krifsa”, plazma. Një trajtim që do t’ju kthejë fytyrën në ditët më të arta, por gjithmonë realizuar me profesionalizëm në një qendë dedikuar kujdesit dhe të bukurës. Por pse plazma është kaq e kërkuar? E thjeshtë, veç benefiteve që ka, ajo bën të mundur edhe stimulimin e kolagjenit, duke ju dhënë rininë e kërkuara. Tashmë rrudhat tuaja mund të trajtohet edhe PRP, përpara se ju të vendosni për botoksin.
Por çfarë është PRP?
PRP i referohet “plazmës së pasur me trombocite”, e cila prodhon një efekt rinues dhe elasticizues në lëkurën tuaj. Terapia me PRP përdor plazmën e pasur me trombocite (plazmën dhe trombocitet tuaja të marra nga një kampion gjaku vetjak), për të stimuluar kolagjenin dhe për të përmirësuar dukjen e lëkures dhe elasticitetin e saj. Është një trajtim shumë i rëndësishëm për lëkurën, sidomos në zonën rreth syve, qafë, dekolte, gjithë fytyrën dhe duart.
Sa shpesh na nevojitet?
Përgjithësisht nevojitet një trajtim në muaj për 3-4 muaj.
Protokolli
Trajtimi zgjat 1 orë. Një protokoll i plotë trajtimi përfshin 3-4 seanca me distancë kohore deri në 1 muaj, dhe rezultatet mund të mirëmbahen.