Sot bukuria dhe komoditeti është shndërruar në një kërkesë të zakonshme që kemi ndaj vetes. Teknologjia dhe profesionalizmi janë të domosdoshme kur flasim për depilimin me lazer, që në ditët e sotme është shndërruar në procedurën më efikase dhe të besueshme për lëkurën tuaj. Best In Clinic Migena Krifsa në këtë artikull na prezanton me detaje procesin e depilimit, por edhe rrugëtimin që gjithë secila nga ne duhet të ndjekë për të përftuar një lëkurë të lëmuar.
“Depilimi me laser është metoda më e suksesshme e eleminit të përhershëm të qimeve kjo realizohet përmes laserit inteligjent i cili sipas tipit të lëkurës pas analizimit vepron në gjatësi valore 755nm (Alexandrite) 810nm (Gold standard) 1064Nm (YAG) të cilat gjatësi mundësojnë eleminimin e përhershëm të qimeve të fazës anagen në të gjithë trupin në të gjitha llojet e lëkurës”, shprehet Migena, duke garantuar efikasitetin e teknologjisë së lartë që përdor.
Por cilat janë fazat nëpërmjet të cilave kalon qimja?
Fazat e rritjes së qimeve:
Anagen; në këtë fazë qimet rriten vazhdimisht, kjo fazë zgjatë disa javë (kryesisht 3-5) dhe përfshinë deri në 85% të qimeve.
Catgen; faza regresive, zgjatë dy-tri javë ku qimet nuk rriten më dhe pëfshin rreth 3- 4% e qimeve në trup;
Telogen, faza e pushimit, zgjate 5-6 javë dhe në fund të saj, qimet bien dhe fillojnë të dalin të rejat.
Një këshillë e “artë” që Migena jep është se duke qenë se depilimi me lazer, është një proces i rëndësishëm për lëkurën, paraprakisht ju duhet të njihni llojin e lazerit, si dhe metodën që do të aplikohet në trupin tuaj.
Best In Clinic Migena Krifsa ofron laserin e akullt me tri gjatësi valore: 755nm -ALEX, 810nm – Gold standard, 1064Nm – YAG, të cilat gjatësi mundësojnë eleminimin e përhershëm të qimeve në të gjithë trupin në të gjitha llojët e lëkurës me cooling sistem deri -10C duke mundësuar trajtim komod dhe pa dhimbje.
Cilat pjesë të trupit mund të trajtohen?
Trajtimi me laser bëhet pothuajse në të gjitha pjesët e trupit: në fytyrë, qafe, buzë, mjekër, vetulla, hundë, veshë, rreth flokëve, krahë, shpinë, gjoks, duar, këmbë dhe në zonën e bikinit.
Për rezultate optimale realizohen 5 seanca (në intervale kohore prej 3-5 javë). Në fund të seancave ju do të kuptoni që depilimi me laser është investimi më i mirë që mund të bëni për lëkurën tuaj. Profesionalizmi i Best In Clinic Migena Krifsa me teknologjinë e lartë që përdor do t’ju jap rezultatin e merituar.